
Barcelona ka luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë të sezonit të ri të La Liga. Katalanasit u ndeshën në transfertë përballë Getafes.
Një ndeshje ku Barcelona e pati shumë të vështirë, madje nuk arriti të merrte me shumë se 1 pikë, me ndeshjen që përfundoi në barazim 0-0.
Një pjesë e parë që nuk përfundoi mirë për të besuarit e Xavit pasi në minutën e 42-të, sulmuesi brazilian Raphinha u ndëshkua me karton të kuq.
Në 15 minutat e para të pjesës së dytë një tjetër karton i kuq u mor, por këtë radhë nga ekipi i Getafes. Ishte pikërisht Jaime Mata që u ndeshkua me të kuq në minutën e 57-të. Në minutën e 70-të u nxorr një tjetër karton i kuq, përsëri për Barcelonën. Trajneri Xavi u ndeshkuar nga arbitri dhe e ndoqi pjesën e mbetur të ndeshjes nga tribuna.
Pas këtyre episodeve nuk ndryshoi as rezultati dhe ndeshja përfundoi pa gola.