Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

LA LIGA në 11 qershor? Flet presidenti i Federatës

Shkruar nga NEWSPORT
LA LIGA në 11 qershor? Flet presidenti i Federatës

Një derbi Andaluzian pas dyerve të mbyllura midis Real Betis dhe Sevilla mund shënojë rifillimin e sezonit të La Liga.

Presidenti i La Liga, Javier Tebas Medrano, tregoi se cila do të jetë ndeshja e parë që mund të zhvillohet pas rifillimit të sezonit, të pezulluar për shkak të pandemisë së Coronavirusit. Ai gjithashtu u shpreh se do të nderohen të vdekurit për shkak të Coronavirusit. Tabas paralajmëroi futbollistët që të jenë të kujdesshëm me veprimet e tyre, kjo pasi katër lojtarë të Sevilla shkelën protokollim shëndetësor dhe u fotografuan në një festë në fundjavë.

Ndeshja e parë që do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pas rifillimit të sezonit  mund të jetë derbi Andaluzian midis Sevilla dhe Real Betis, e cila është planifikuar të zhvillohet në 11 qershor.

"Ekziston mundësia që një ndeshje unike të zhvillohet në 11 qershor. Mbase do të nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që vdiqën për shkak të pandemisë botërore. Do të dëshiroja që kjo datë të konfirmohej. Tani shqetësimi ynë është stërvitja në ekip. Nëse sigurohemi që ato do të jenë të kujdsëshëm në zbatimin e protokollit shëndetësor, atëherë ne do të përparojmë në rifillimin e ndeshjeve”, tha Tebas për Movistar.

"Lojtarët janë një shembull për shoqërinë dhe duhet të jenë të kujdesshëm me veprimet e tyre. Unë u bëj thirrje të gjithë futbollistëve që të veprojnë në respektim të protokolleve shëndetësore", përfundoi ai.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga