
Kapiteni i Real Madrid, Karim Benzema, u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 30 të ndeshjes kundër Celtic në Champions League për shkak të një dëmtimi. Pas ndeshjes, të gjithë sytë ishin të Ancelotti për të shpjeguar gjëndjen e futbollistit më të mirë të edicionit të kaluar.
“Nuk duket diçka shqetësuese nga shikimet e para. Pas analizave më të hollësishme do të konfirmojmë shkallën e dëmtimit por jemi optimistë. Provat kanë treguar diçka jo serioze.”- tha tekniku.
Përveç Benzema, edhe Militao nuk mundi të vazhdonte lojën duke qëndruar në dhomat e zhveshjes në pjesën e dytë por as mbrojtësi nuk duket të ketë dëmtim serioz sipas Ancelottit.
“Militao ka mbingarkesë dhe nuk kemi dashur të rrezikojmë. Rudiger bëri punë mjaft të mirë dhe më vjen mirë që fituam pa pësuar gol.”- deklaroi italiani.