
Kylian Mbappe shkëlqeu në fitoren 1-2 të PSG ndaj Real Sociedad, që i kualifikioi parizienët në fazën çerekfinale të Champions League. Francezi ishte autor i të dy golave, ndërsa BBC evidentoi ëdhe një fakt impresionues nga sulmuesi.
Në një moment të ndeshjes, Mbappe vrapo me një shpejtësi të jashtëzakonshme prej 10,9 sekondave për 100 metra. Vetëm 1,3 sekonda më shumë se rekordi botëror i vendosur nga Usain Bolt, 9,58.
Kjo u prit me shumë kritika nga bota e atletikës të cilët vërshuan kundrejt BBC duke u shprehur se Bolt e arriti këtë rekord me një nisje nga vendi, ndërsa Mbappe jo.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i rekordmenit xhamajkan që shkruan, “Qesha kur e pashë, edhe vajzat janë më të shpejta”, duke iu referuar atleteve femra të vrapimit.