
Skënderbeun e vramë ne Shqiptarët, ndërsa varrimin ja bënë ''Turqit'' e UEFA-s...
Shokues dhe diskriminues, poshtërues dhe i pa drejtë ka qenë vendimi i sotëm i CAS, i cili la në fuqi dënimin ekstrem prej 10 vjetësh mospjesmarrje në kompeticionet europiane dhe gjobën e rëndë prej 1 milion euro për klubin më të mirë të futbollit shqiptar të dekadës së fundit, Skënderbeun e Korçës.
Të them të drejtën nuk u befasova dhe aq, pasi që kur kjo lloj ''godine drejtësie europiane'' e shtyu vendimin në qershor për ta bërë publik pikërisht sot, këtë të premte të 12 korrikut 2019. Dyshova shumë seriozisht se vendimi do të ishte pikërisht ky, fyes, diskriminues, poshtërues e përdhosës sa më s'ka, jo thjesht për Skënderbeun e Korçën, të cilin ai përfaqëson, por për gjithë futbollin shqiptar në përgjithësi nga A tek Zh-ja.
Po kush e vrau në të vërtetë Skënderbeun?
E vramë ne shqiptarët vetë të paret, madje pa mëshirë, duke ja shkelur me këmbë meritat, e duke e flakur tej me përbuzje prej nihilistësh të sëmurë respektin e mirënjohjen që ai meriton në shumë drejtime absolutisht pa asnjë lloj diskutimi, duke u bërë për vite me radhë modeli i vetëm europian i një klubi shqiptar futbolli. Modeli i profesionizmit e i krenarisë sonë kombëtare në sport.
Skënderbeun e vramë ne "Hamzate-Tradhëtarë", e të shumëfishuar si kurrë më parë sot, që edhe pa lekë fare nga smira e xhelozia, nga injoranca e dashakeqësia jemi gati t'i nxjerrim sytë njeri-tjetrit e kujtdo. Jemi gati t'i vëmë flakën Shqipërisë e ta shkelim me këmbë një popull të tërë, e jo më një Korçë të vetme.
E vrau politika e ndyrë shqiptare e sotme, që ende fuqishëm e poshtërsisht vazhdon t'i fusë hundët e të ngatërrohet keqaz e neveritshëm në futbollin shqiptar, madje edhe me ndyrësisht se dikur në vitet e marrëzishme të diktaturës pështirosëse.
Skënderbeun e vranë së pari vetë shqiptarët e tij me dy fytyra, të cilët deri dje i binin gjoksit e mburreshin me të.
E vranë radhazi ''letrat anonime'' dërguar UEFA, të Erion Braçes, politikanit të mbrapshtë e tifozit delirant e debil. Kallzimet tipike e të rreme prej spiunësh të semurë të Olsi Ramës e deklaratat publike ''për pastërti në futbollin shqiptar' të kandidatit për president të FSHF, shokut komunist të betuar Fino.
Skënderbeun tonë, krenarinë tonë kombëtare të dekadës së fundit në futbollin shqiptar, atë që na solli Kupat e Europës në shtëpi e na bëri krenarë teksa dëgjonim himnin europian të futbollit në fushën tonë, e vranë gazetarucët , anal-histet, opinion-istet injorantë, smirzinjë, të pa ditur, sahanlëpirësa, bythëshitur, mercenarë, militantë fanatikë të dikujt e të shumëkujt që për qëllimet e tyre karrieriste e të mbrapshta e për një grusht parash të qelbura, janë gati të vrasin nesër po njësoj edhe nënën e babain e tyre.
E vranë studiot televizive shqipfolëse , mikrofonët e bezdisur të radiove tona zhurmuese, faqet pa pushim të gazetave të rruges, që s'pushuan njëherë të vetme, duke vjellë helm e vrer ndaj Korçës e Skënderbeut të saj.
Skënderbeun e vrau vetë FSHF-ja, e cila pikërisht atëherë kur duhej ta mbronte si krenari e vlerë kombëtare të saj, e tradhetoi poshtërsisht, i ktheu kurrizin e i nguli thikën pas shpine, siç bëjnë zakonisht për fatin tonë te keq shqiptarët ndaj shqiptareve, prej dekadash.
Skënderbeun e vrau vetë i pari shefi i futbollit shqiptar, Armandua, i cili e la në mes të rrugës për të gjetur rrugën e tij personale në kolltuqet e rehatshme të UEFA-s.
Skënderbeun edhe nëse kanë gabuar dikur Bode, Zeqo, e Takaj, e vramë po vetë ne që i lamë të gabonin asisoj e aq gjatë, duke mbërritur deri këtu, ku sot dënimi i tij kapital na dhemb kaq shumë të gjithëve, edhe pse personalisht në një përqindje fare të vogël besoj se drejtuesit korçarë të mund kenë gabuar diku, ashtu sikurse çirren e ulërasin.
E.Prodanet, A.Shytet, XH .Zekot ,Fatjon Bazet , Manushet , Enkeledat, Xhixhot , Shakohoxhet, e turlia pa fund e mjeranëve, në duart e të cilëve ka rënë sot fatkeqësisht gazetaria e analiza sportive, e veçmas futbollistike shqiptare.
Skënderbeun e cuam buzë Greminës po vetë ne shqiptarët e këqinj, e pastaj ja bëmë gati UEFA-s që ta shtynte për në humnerë, ku se fundi CAS -it e gjeti të vrarë dhe ''nuk u ngut'' t'i bënte përfundimisht varrimin.
Skënderbeun e varrosën pikërisht këta ''lloj turqish'' të UEFA-s, që në vitin 1997-të na degdisën si ekip Kombëtar të luanim deri në Grenada të Spanjës. Kur Bosnjen fjala vjen, që ishte në luftë e sipër e lanë të luante në Mostarin ku nuk pushonin fishkëllimat e snajperave serbe që merrnin ne mes të rrugës jetë të pafajshme njerëzish.
E denuan këta palaço zyrtarë racistë të UEFA-s, të stilit, llojit e sojit të hajdutit e të super- korruptuarit Platini, i cili do të na dënonte aq rëndë përsëri si ekip Kombëtar pas masakrës së 14 tetorit të vitit 2014-të në stadiumin e Beogradit.
E dënuan po këta që edhe pse nuk patën asnjë lloj fakti e dëshmitari real, bëjnë sikur nuk dëgjojnë nga veshët, e janë ''shurdhuar'' teksa serbët, e grekët, maqedonasit e malazezët, madje edhe moldavet, e së fundi hungarezët bërtasin, ulërasin e çirren në ndeshjet kundër ekipeve shqiptare me thirrjet raciste e tepër te dënueshme në të gjitha ''kartat e UEFA''-s, teksa në histeri të pa fre, gjëmojnë frikshëm, "vritini e mbytini shqiptarët".
Dhe UEFA hesht, se e ka mendjen tek ndeshjet e ''shitura " të Skënderbeut dhe askund tjetër.
Provojeni e dënojuani serbeve Crvena Zvezden apo Partizanin e tyre po ju a mbajti bytha. Edhe pse ekipet racisto-ultranacionaliste të Beogradit, me gjithë ç'kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë prej vitesh në futbollin e tyre kombëtar, e gjithnjë e më shpesh edhe në Kupat e Europës, jo vetem e kanë mbushur kupën, por kanë kohë që e kanë derdhur atë.
Provojeni e dnojuani grekëve Olimpiakosin a Panathinaikosin e tyre, që e kanë bërë baltë prej vitesh, e do t'u shohim se sa ju vlen lëkura juve që bëheni kaq trima me një vend të vogel e krejtësisht të pambrojtur e të shpërfillur si Shqipëria, jo shumë për faj të saj, sesa të atyre palaçove që ka prej vitesh në krye të vet në sport, në politikë e gjithkund.
Dhe helbete, kur kreut të futbollit të saj i intereson ku e ku më shumë të sigurojë me çdo lloj rruge e forme, një vend për në komitetin tuaj drejtues, sesa t'i dalë në mbrojtje e t'i vërë gjoksin krenarisë kombëtare të futbollit të vendit të tij. Doemos që UEFA e CAS do të vazhdojnë të na dënojnë e denigrojnë kësisoj, kaq poshtërsisht, kaq pa drejtësisht e po kaq turpërisht, për ta së pari, edhe pse pasojat bien kaq rëndë vetëm mbi ne.
Nga Adriatik Dosti.