Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

40 kursantë në shkollë për liçensën, FSHF nis sot kursin "UEFA B"

Shkruar nga NEWSPORT
40 kursantë në shkollë për liçensën, FSHF nis

Pranë FSHF-së ka nisur kursi i radhës për licensimin e trajnerëve atë të "UEFA B", te sektori i edukimit pranë FSHF-së. Në këtë kurs do të jenë pjesmarrës plot 40 persona të regjistruar, mes tcilëve gjashtë femra, të cilët duke nisur nga sot për tre javë rresht do të ndjekin këtë kurs.

Lidhur me këtë ka reaguar shefi i sektorit të edukimit dhe liçensimit pranë FSHF-së, Astrit Maçi i cili ka theksuar: "Nisëm sot në shkollën e trajnerëve kursin "UEFA B", nr.26. Ajo që mund të konstatojmë është fakti i një interesi shumë të madh të kursantëve për të patur një liçensë të tillë. Natyrisht, që gjatë kësaj kohe ne vazhdojmë sipas kalendarit përkatës edhe javët e programuara të kursit UEFA Pro, i cili siç dihet ka një shtrirje gjithëvjetore. Në këtë kurs të nisur sot vlen të theksohet fakti që marrin pjesë edhe gjashtë vajza që kanë shfaqur dëshirën dhe janë rregjistruar për të ndjekur të gjithë orët teorike dhe praktike që janë parashikuar për këtë kurs, dhe ku më pas do të pajisen me liçensën e trajnerit", kanë qenë fjalët e Astrit Maçit.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga