Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Kur luaja me Gjermaninë mbizotëronte grupi”, Brdaric nga India: 50/50 për kualifikim, lutem për Spanjën

Shkruar nga NEWSPORT
“Kur luaja me Gjermaninë mbizotëronte grupi”, Brdaric nga

Ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka folur mbi situatën te Gjermania, si një ish-lojtari i Panzerave, në një lidhje të drejtpërdrejtë me moderatoren Pejane Elezi dhe Sabina Mete në emisionin “Sot në Botëror”RTSH Sport.

“Në opinionin tim është pak e pakuptueshme si po shkon situata. Jemi në Kupën e Botës dhe çdo pikë është e rëndësishme. Gjermania zhgënjeu në ndeshjen ndaj Japonisë. Ne ndeshjen e dytë pashë një ekip totalisht tjetër që bëri presion lart ndaj Spanjës. Skuadra tregoi që është akoma e gjallë dhe ka kapacitet për të arritur më lart.

Për mua është 50 me 50 për të shkuar më tej. Jam tifoz dhe kam luajtur për Gjermaninë dhe te ne ka mbizotëruar gjithmonë grupi dhe loja ekipore. Duhet të luajmë lojën tonë dhe të lutemi që Spanja të fitojë me Japoninë.”- u shpreh Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga