
Manchester City nuk po kalon një moment aspak pozitiv në Premier League. Ekipi i drejtuar nag Pep Guardiola ka 4 javë që nuk arrin te fitorja, teksa kanë barazuar me Chelsea, Liverpool dhe Tottenham, ndërsa javën që kaloi u mposhtën nga Aston Villa.
Rezultate këto që kanë shtuar presionin te kampionët e Anglisë. Fitorja e fundit në kampionët është ndaj Bournemouth më 4 nëntor. Në këtë mënyrë është bërë plot 1 muaj që “Qytetarët” nuk marrin dot rezultat pozitiv.
Në lidhje me situatën ku ndodhet ekipi i tij ka folur Pep Guardiola. Trajneri ka theksuar se kur skuadra fiton të gjithë e konsideroni si më të mirën në botë, ndërsa kur nuk fiton e quani krizë.
“Kur fiton je më i miri në botë, kur nuk fiton është krizë. Është gjithmonë e ekzagjeruar . Për një kohë të gjatë jetuam si mace dhe e dinim se sa të mirë ishim. Rezultatet e këqija na ndihmojnë të kuptojmë se sa e vështirë ishte të bënim atë që bëmë. Tifozët dhe mediet thonë: ‘O Zot, ata po humbasin’. Janë katër ndeshje, mund të jenë pesë-gjashtë, mund të ndodhë. Kundërshtarët bëjnë gjithnjë e më shumë, vit pas viti. E shoh urinë dhe lojtarët duhet të kuptojnë se kundërshtarët e tyre janë përmirësuar shumë”, ka theksuar timonieri i Cityt.