
Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc i ka habitur të gjithë specialistët dhe tifozët me talentin që zoteron. Por ai e ka ditur që ky është profesioni i tij i ëndrrave qe prej moshës 4-vjeç. Leclerc është rritur në Monaco, shtëpia e çmimit më të njohur të Formula 1 dhe thotë se kujtimi i tij i parë në lidhje me garat është kur luante në shtëpinë e miqve të tij dhe shihte njëkohësisht gara të ndryshme.
21-vjeçari endërronte që një ditë të ishte ai vetë protagonist. Makina e tij e preferuar ishte kokëkuqja e Michael Schumacher. Tani 17 vite më vonë ëndrra e tij është bërë realitet dhe ai po bën një sezon shumë të kënaqshëm me skuderinë italiane.
Poll