Një ceremoni e jashtëzakonshme do ti rezervohet Kombëtares së Shqipërisë sot pasdite. Skuadra do të rikthehet pasdite nga Franca dhe menjëherë do ti drejtohet kryeqytetit për të marrë mirëseardhjen e të gjithë shqiptarëve. Ceremonia madhështorë që do ti rezervohet kuqezinjve po bëhet gati me ritëm të jashtëzakonshëm. Dekorimi i rrugëve me flamuj kuqezi sapo ka përfunduar, ndërkohë që po punohet për ti dhënë përmasat e duhura sheshit “Nënë Tereza” aty ku do të organizohet festa e madhe mes tifozëve, lojtarëve, stafit teknik, atij drejtues dhe të gjithë njerëzve që kontribuan në këtë prezantim historik që Shqipëria regjistroi në kampionatin europian.
Mbikalimi në autostradë në rrugën që të dërgon në Rinas
Rruga nga "Zogu i Zi" në drejtim të Rinasit nga do të vijnë sot kuqezinjtë