Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

VIDEO/ Vllaznia kërkon “kokën” e Dinamos dhe finalen në Kupë, Luiz Ejlli “ndez” ekipin shkodran

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia kërkon “kokën” e Dinamos dhe finalen
Ekipi i Vllaznisë dhe Luiz Ejlli

Duke nisur prej orës 19:00, do të luhet gjysmëfinalja e dytë e ndeshjes Vllaznia – Dinamo, teksa takimi i parë u mbyll 1 – 1 në kryeqytet.

Në prga të kësaj përballje, fituesi i Big Brother VIP Albania 2 Luiz Ejlli, ka shpërndarë një “story” në rrjetin social “Instagram”, e ku shkruan krahas videos:

“Rrugës për në Shkodër! Vllaznia – Dinamo, ora 19:00. Mos mungoni!” Mesazh i qartë për tifozët kuqeblu që të mbështesin ekipin e zemër, sikurse Luiz Ejlli do të jetë prezentë në stadium.

Precedenti i fundit që Vllaznia ka fituar Kupën e Shqipërisë përkon me edicionin 2021-2022, teksa mposhtën Laçin 2 -1 pas kohës shtesë. Ekipi i drejtuar nga Edi Martini janë në garë për dopietë, pasi mbajnë kreun në Superiore.    

VIDEO/ Vllaznia kërkon “kokën” e Dinamos dhe finalen
"Story" i Luiz Ejllit

Poll

Lexo gjithashtu