Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

U skualifikuan nga Kupa, Erbim Fagu: Nuk kam ndonjë peng, kemi kampionatin përpara

Shkruar nga NEWSPORT
U skualifikuan nga Kupa, Erbim Fagu: Nuk kam ndonjë peng, kemi kampionatin
Erbim Fagu

Tirana u eliminua nga Kupa edhe pse fitoi me rezultatin 1-0 përballë Kukësit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales. Sfida e parë në “Kukës Arena”, ishte fituar 2-0 nga verilindorët, triumf i cili i ndihmon për t’u kualifikuar në finale. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Tiranës, Erbim Fagu.

“Jam i zhgënjyer me skualifikimin pasi krijuam volum loje dhe kishim gjatë gjithë lojës topin, por Kukësi u mbrojt mirë. Nuk shënuam golin e dytë pasi do na lironte.

Duhet të shohim përpara pasi kemi kampionatin. Ne u munduam gjatë gjithë kohës të shënonim golin e dytë, por presioni i rezultatin na pengoi, ky ishte ngërçi. Peng për sot? Përveç pjesës së dytë ku duhet të ishim pak më të qetë nuk kam ndonjë peng. Thjeshtë duhet të shohim përpara”, është shprehur Erbim Fagu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga