Tirana dhe Dinamo do të përplasin “brirët” mes tyre për llogaritë e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Duel ky që do të startojë në orën 13:30 në “Selman Stërmasi”.
Një derbi i cili pritet të jetë mjaft i luftuar si në fushën e lojës ashtu edhe në tribuna. Të dyja skuadrat do të luftojmë “kokë më kokë” për fitoren, e cila do t’i çonte gjithmonë e më afër gjysmëfinales.
Ardian Nuhiu dhe Ilir Daja sfidohen vetëm pak ditë pas derbit që u luajt për llogaritë e Superiroes. Këtë herë timonierët synojnë fitoren dhe për këtë kanë bërë të ditur edhe futbollistët me të cilët do të zbresin në fushë. Kështu kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Lleshi, Mysloviç, Rafael, Halili, Vogli, Falaje, Meta, Kresic. Trajner: Ardian Nuhiu
DINAMO: Teqja, Ismaili, Tekseira, Guindo, Vila, Bregu, Mustafa, Qefalija, Dita, Neziri, Qardaku. Trajner: Ilir Daja
