Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Na mungon ky trofe, duhet të mposhtim Egnatian”, Abilaliaj: Trajner i ri? Nuk është në fokusin tonë, kërkojnë rikthimin te fitoret

Shkruar nga NEWSPORT
“Na mungon ky trofe, duhet të mposhtim Egnatian”, Abilaliaj:
Arber Abilaliaj

Partizani do të duhet të luftojë me Egnatian në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një tjetër përballje e vështirë për “Demat” që do të tentojnë t’i shkojnë deri në fund këtij turne.

Arbër Abilaliaj ka folur pas hedhjes së shortit dhe ka komentuar këtë përballje. Timonieri i kryeqytetasve ka theksuar se ndaj Egnatias do të jetë një ndeshje e bukur. Ndër të tjera foli edhe për një trajner të ri te Partizani, ku për momentin nuk është në fokus, pasi synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.  

“Padyshim që Egnatia është një nga ekipet më në formë të momentit, por nëse Partizani synon trofe atëherë duhet të mposhtë Egnatian. Të gjitha ekipet kanë specifikat e veta, me Egnatian jemi përballur dhe kemi pasur një rivalitet të madh. Do të jetë një përballje e bukur.

Fokusi është tek të dyja kompeticionet, nëse do të kemi kontigjentin e plotë mund tja dalim. Duke qenë se na mungon ky trofe, është shumë i rëndësishëm patjetër që duhet të përballemi me më të fortë. Nuk po kalojmë një moment të mirë, por sezoni kështu e ka, me ulje dhe ngritje. Besoj se do të gjejmë veten, shpirtin për tu përballur në të dyja ndeshjet me Egnatian.

Trajner i ri te Partizani? Nuk ka rëndësi për momentin, jam i fokusuar te ndeshjet e radhës. Nuk ndikon as te ambienti dhe as futbollistët, e rëndësishme është që të arrijmë të kthehemi të rezultatet pozitive”, ka mbyllur Abilaliaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga