
Kupa e Shqipërisë: Faza 1/8-ave
Është mbyllur me fitoren e Bylisit takimi tjetët i ditës së sotme, i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Ballshiotët ia dolën të mposhtin 2-1 skuadrën e Tiranës pas 120 minutave. Kjo pasi koha e rregullt përfundoi 1-1 mes dy ekipeve, ku goli i Flamurt Ruçit në minutën e 113-të vendosi për fatet e këtij takimi.
Më parë shënuan Ernest në minutën e 10-të dhe Marku në të 23-tën, po u desht koha shtesë për të vendosur për ekipin që kualifikohet. Tashmë kryeqytetasit ndërpresin rrugëtimin e tyre në Kupë dhe nga ana tjetër Bylisi i Nevil Dedes bën një tjetër “surprizë” të pakëndshme për bardheblutë.
Ndërkohë më parë përfunoi edhe sfida mes Laçit dhe Kukësit, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit kanë triumfuar me përmbysje 3-1 ndaj verilindorëve, me ekipin e Francesco Morieros që vazhdon rrugëtimin në këtë kompeticion.
Vendimtar ishin golat e Tresës në minutën e 45+6 dhe dopieta e Bullarit në minutën e 45+9 dhe 67’, duke bërë të pavlefshëm golin e Badjie në minutën e 21-të.
NDESHJET:
LAÇI – KUKËSI 3– 1 (Tresa 45+6', Bullari 45+9', 67'/ Badjie 21')
Formacionet zyrtare:
Laçi: Mosha, Lleshi, Kristian, Opeh, Mjaki, Cena, Bibo, Prodani, Tresa, Traore, Bullari. Trajner: Françesko Moriero
Kukësi: Dervishaj, Sulçe, Lamellari, Jusuf, Birçaj, Hilaj, Pecani, Dragoshi, Selita, Sefa, Badije. Trajner: Alfred Allamani
Goli i Lacit, Bullari
Goli i Lacit, Tresa
Goli i Badjie i Kukesit
TIRANA – BYLIS 1 – 2 (Ernest 10'/ Marku 23', Ruci 113')
Formacionet zyrtare:
TIRANA: Selmani, Dembele, Soler, Abah, Haxhiu, Përgjoni, Smaci, Ndreca, Ernest, Meta, Kola. Trajner: Gugash Magani
BYLIS: Hasanbelli, De Souza, Mahmuti, Kamara, Malomo, Sulovari, Marku, Peralta, A.Përgjoni, Abazaj, Ualison. Trajner: Nevil Dede
Goli i Bylisit
Goli i Tiranes