Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

VIDEO/ 7 gola në 4 ndeshje, Elbasani siguron “biletën” për çerekfinalen në minutën e 113-të edhe me karton të kuq

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 7 gola në 4 ndeshje, Elbasani siguron “biletën”
Elbasani-Flamurtari

Kanë përfunduar 4 nga 4 ndeshjet e mbrëmjes së Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për raundin e 1/8-ave.

Egnatia ka fituar në shtëpi 1-0 përballë Apolonisë së Fierit. Në krahun tjetër, Teuta dominoi në Durrës kundër ekipit të Vorës, duke fituar me shifrat e pastra 2-0.

Në Shkodër, Vllaznia vuajti shumë ndaj Pogradecit, që tregoi forcë dhe karakter. Megjithatë, goli i Elmando Gjinit në minutat e fundit, u siguroi shkodranëve kualifikimin në çerekfinale.

Sfida tjetër, ajo mes Elbasanit dhe Flamurtarit mbylli 90 minutat me rezultatin 1-1 dhe shkoi në shtesë. Në minutën e 113, Donart Ibrahimi shënoi golin e fitores dhe të kualifikimit. 

NDESHJET LIVE (Kupa, faza 1/8-at):

Vllaznia 1 – 0 Pogradeci (Gjini 85')

VLLAZNIA: Jukaj; Gurishta, Çelikoviç, Gjini, Sala, Ara, Qato, Tafili, Murataj, Bismark, Kastrati. Trajner: Edi Martini.
POGRADECI: Staniç; Toshevski, Pere, Greca, Zguro, Rodrigez, Pius, Smake, De Oliveira, Kasmollari, Danladi. Trajner: Emiliano Çela.

85' GOL VLLAZNIA! Shënon Gjini.

Teuta 2 – 0 Vora (Jurgens 16', Toli 52')

TEUTA: Selmani, Jazxhi, Përgjoni, Kotobelli, Toli, Maçolli, Votlai, Jurgens, Boçi, Fadairo, Arifi. Trajner: Enkeleid Dobi.
VORA: Hamzaj, Zuna, Shehi, Repaj, Fazlagiç, Vrapi, Kasalla, Bardhi, Torraj, Barjamaj, Ruzgis. Trajner: Arjan Bellai.

16' GOL TEUTA! Shënon Jurgens.

52' GOL TEUTA! Shënon Toli.

Egnatia 1 – 0 Apolonia (Buric 19')

EGNATIA: Dajsinani, Potsi, Aleksi, Albanese, Ndreca, Selmani, Xhemajli, Jaime, Kryeziu, Buriç, Ruçi. Trajner: Edlir Tetova.
APOLONIA: Kacaj, Topi, Asllanaj, Folorunsho, Amagba, Arrojo, Sulo, Ndubuisi, Hoxhaj, Mahmutaj, Rakipaj. Trajner: Marko Jovanoviç.

19' GOL EGNATIA! Shënon Buric.

Elbasani 2 – 1 Flamurtari (Lajthia 30' Ibrahimi 113'/ Oshafi 59')

FLAMURTARI: Kaloshi, Urbaez, Squadrone, Veiga, Trashi, Oshafi, Marku, Baeten, Ramani, Diwara, Chantakias. Trajner: Francesco Moriero.
ELBASANI: Totoshi, Olberkis, Ben Shimon, Loukili, Lajthia, Ibrahim, Kasa, Azemovic, Bunjaku, Musta, Diallo. Trajner: Ivan Gvozdenovic.

30' GOL ELBASANI! Shënon Lajthia.

59' GOL FLAMURTARI! Shënon Oshafi.

113' GOL ELBASANI! Shënon Ibrahimi

Poll

Lexo gjithashtu