Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

VIDEO/ Nuk ka fitues në "Elbasan Arena", kualifikimi mbetet për t'u vendosur në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nuk ka fitues në "Elbasan Arena", kualifikimi mbetet
 

ELBASANI 0 - 0 VLLAZNIA 

 

Është mbyllur takimi i Kupës së Shqipërisë. Sfida e parë mes Elbasanit dhe Vllaznisë nuk ka parë fitues.

Të dy ekipet e Superiores luftuan në minutat e fudnit për të marrë gjithçka nga takimi i vakët mes tyre. Nuk kishte shumë raste të prodhuara konkrete si nga verdheblutë ashtu dhe nga kuqeblutë. Në fund pati dhe "gjakra" të tensionuara.

Të dy tekinkët e klubeve bënë disa ndërrime për të ndryshuar disi rrjedhën e ngjarjeve, por supersfida e Kupës u mbyll pa gola dhe në “paqe”. Kualifikimi mbetet i hapur dhe do të vuloset në Shkodër në sfidën e dytë.

Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Daniel Vrapi

FORMACIONET ZYRTARE:
Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Tsague, Lajthia, Ibrahim, Kasa, Musta, Qose, Doukouo, Lila. Trajner: Ivan Gvozdenovic
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Krymi, Sala, Balaj, Çoba, Bajrami, Mala, Deliu, Dodaj, Yago. Trajner: Thomas Brdaric

LIVE:

90+4' Mbyllet sfida në Elbasan. Nuk ka gola, nuk ka fitues mes Vllaznisë dhe Elbasanit.

81' Kahrimanovic fiton faull. Musta ndërhyn keq.

Faulli i Mustës

75' Kahrimanovic aktivizohet për të luajtur në rolin e tij.

74'- Vllaznia pretendon për penallti.

Pretendime për penallti

45+2' Mbyllet pjesa e parë. 0 gola në "Elbasan Arena".

40' Dëmtohet lojtari i Elbasanit.

VIDEO/ Nuk ka fitues në "Elbasan Arena", kualifikimi mbetet
 

35' Balaj fiton faull në gjysmëfushë.

23' Kasa godet nga jashtë zone fuqishëm. Jukaj ndjek me sy topin, i cili parakalon të gjithë pasqyrën e portës.

Rasti i Kasës

20' Lajthia kroson topin dhe gjen Joel, i cili godet por nuk shënjestron dot.

Rasti i Joel

16' Vllaznia i afrohet golit. Abalora i acaruar me të tijët.

Rasti i Vllaznisë

12' Goditje me kokë e Bajramit. Rrezikohet porta e Elbasanit.

1' Nis sfida kryesore në letër e fazës çerekfinale të Kupës. Elbasani dhe Vllaznia kërkojnë fitoren në takimin e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga