Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Jemi ekip i mirë, është ndeshja e radhës”, Albers Keko: Kupa është objektivi ynë. Golat? Dua fitoren e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
“Jemi ekip i mirë, është ndeshja e radhës”,
Albers Keko

Partizani do të presë në “Arenën e Demave” Egnatian për të bërë mes tyre llogaritë për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 19:00, me ndeshjen e parë që është fituar nga të kuqtë.

Në prag të kësaj përballjeje ka folur Albers Keko. Sulmuesi i kryeqytetasve ka theskuar se ndaj Egnatias është ndeshja e radhës, ndërsa nuk kanë rëndësi golat, pasi vlen më shumë fitorja e ekipit.

“Gjysmëfinalja e kthimit me Egnatian? Eshtë një ndeshje radhe. Shpresojmë t’ia dalim, luajmë në fushën tonë. Jemi ekip i mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë të bëjmë prap mirë siç kemi bërë edhe në dy ndeshjet e kaluara.

Golat?  Për mua s’është e rëndësishme të shënoj personalisht. Për mua e rëndësishme është të fitoj ekipi dhe të kualifikohemi në finale. Normalisht është një ndeshje e vështirë duhet vlerësuar në maksimum. Kupa është objektivi i Partizanit dhe shpresoj t’ia dalim”, ka theksuar shkurtimisht sulmuesi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga