Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Gjysmëfinalja me Dinamon, Thomas Brdaric: Jemi të fokusuar, i qëndrojmë deri në fund objektivave tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Gjysmëfinalja me Dinamon, Thomas Brdaric: Jemi të fokusuar, i
Thomas Brdaric

Vllaznia do të presë në shtëpi ditën e nesërme Dinamon për të bërë mes tyre llogaritë e gjysmëfinales së parë të Kupës së Shqipërisë. Duel ky që do të startojë në orën 19:00 dhe që merr vëmendjen kryesorë të tifozëve.

Të dyja ekipet janë favorite për të fituar këtë turne, por shkodranët e Thomas Brdariç do të bëjnë gjithçka për të qenë ata që do të kualifikohen në finale. Në prag të kësaj përballjeje ka folur timonieri gjerman.

“E nisëm ndeshjen mirë me Teutën, por do të jetë e vështirë ta nisim pa një sulmues nesër kundër Dinamos. Sot kemi një stërvitje, nuk është se kemi pasur shumë kohë, do të rregullojmë disa defekte dhe shpresojmë që shumica e lojtarëve të jenë të gatshëm për nesër.

 Ata kanë strategjinë e tyre, sduhet të interpretojmë, jemi rivali kryesor, objektivi është ti mundim dhe të jemi pozitivë, kemi bërë një sezon të mirë dhe nëse jemi të gjithë të gatshëm jemi shumë të fortë. Nuk ka lidhje ndeshja në shtëpi apo jashtë, duhet të fokusohemi 100%, lojtarët duhet të tregojnë aftësinë e tyre, të kemi një balancë, të jemi efikasë në sulm dhe të mbrojmë portën.

Më mirë për një lojtar dhe trajner është ndeshja, nuk duhet të mendojmë që janë shumë ndeshje. Është privilegj të kemi ndeshje si në Kupë dhe kampionat. Ti qëndrojmë objektivave që të shkojmë në finale, të jemi pozitivë para dhe pas ndeshjeve.

 Besoj që njëherë do të jetë koha jonë, të gjithë besojnë, e dimë si funksionon futbolli, në disa raste është e vështirë, aty është fokusi nesër. S’kam thënë që unë kam ëndërr, por tifozët kanë ëndërr dhe do të punojmë së bashku për këtë”, ka përfunduar Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga