
Kukësi dhe Egnatia do të luajnë mes tyre në finalen e “Air Albania” në orën 19:00. Një duel ku do të luftohet për trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptarë.
Padiksutim kjo sfidë ndiqet me shumë interes edhe nga Tirana. Bardheblutë fatkeqësisht mbetën jashtë “Final – Four” dhe tashmë për të arritur në Europë të gjithë shpresat i kanë te Egnatia.
Nëse rrogozhinasit fitojnë Kupën e Shqipërisë, e cila do të ishte e dyta radhazi, atëherë bardheblutë do të merrnin pjesë në Conference League, duke përfituar kështu edhe nga dënimi i Skënderbeut is vend i 4-të, pasi korcarët kanë edhe 3 vite pezullim nga UEFA.
E sigurisht në të tillë ndeshje që vendos edhe për fatet e Tiranës në Europë, mbështetja nga tifozët bardheblu për Egnatian nuk do të mungojnë. Sipas “RTSH Sport” bëhet me dije se një numër i konsiderueshëm i mbështetësve kryeqytetase do të ndjekin nga shkallët e stadiumit këtë sfidë, teksa shpresojnë që në fund të 90-të minutave të festojnë bashkë me rrogozhinasit.