
Janë mbyllur 13 ndeshjet e ditës së sotme të fazës së 1/32-ave të Kupës së Shqipërisë. Në gjitha sfidat e sotme janë shënuar plot 58 gola.
Kukësi fitoi në shtesë me shifrat 3-1 përballë Tërbunit, ndërsa po nëpërmjet shtesës u kualifikua edhe Skënderbeu. Korçarët triumfuan me shifrat 5-2 përballë Basanias.
Ndërkohë nga krahu tjetër fitore të rëndësishme kanë marrë disa nga ekipet e Kategorisë së Parë dhe 2 skuadrat e Superiores. Janë kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë, Luftëtari, Apolonia, Besa, Burreli, Sopoti, Flamurtari, Iliria, Kastrioti, Lushnja, Pogradeci dhe Vora.
Ndërsa Tomori është kualifikuar pasi Valbona në këtë sezon nuk merr pjesë në asnjë aktivitet për shkak se është shkrirë si skuadër.
