Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Bekim Balaj i bindur: Me tifozët përmbysim Egnatian, do të shënojnë 3 gola

Shkruar nga NEWSPORT
Bekim Balaj i bindur: Me tifozët përmbysim Egnatian, do të
Bekim Balaj

Vllaznia do të duelojë me Egnatian në gjysmëfinalen e kthimit, teksa do të bëjnë mes tyre edhe llogaritë për kalimin në finalen e Kupës së Shqipërisë. Shkdranët duhet të përmbysin rezultatin e takimit të parë mes tyre, me rrogozhinasit që kanë triumfuar 1-0.

Para kësaj sfide Bekim Balaj do të shprehej se bashkë me tifozët do të sigurojnë kalimin në fazën tjetër të Kupës. Kapiteni i kuqebluve shpreson që ekipi i tij të shënojë 3 goa, ndërsa mungesa e Hakajt dhe Stojanovic nuk do të ndjehen, pasi lojtaret që do t’i zëvendësojnë do të japin maksimumin e tyre.

“Vijmë për të luajtur ndeshjen e dytë me Egnatian, kërkojmë të kthejmë rezultatin dhe të shkojmë në finale. Nuk mund të them që ka një shkak por jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si duhet, por si unë dhe skuadra do të gjejmë forcat për të shkuar përpara.

Nuk është e lehtë, Egnatia ka treguar një formë të mirë gjatë gjithë kampionatit, por në ndeshjen që kemi luajtur me ata në Shkodër kemi bërë shumë mirë. Nesër pritet të ketë një numër të madh tifozësh të cilët janë një ndihmë shumë e madhe.

Kështu si ka shkuar kampionati të le përshtypjen sikur mund të zgjidhet me një ndeshje, por ka ende 4 ndeshje për tu mbyllur. Duhet të bëjmë maksimumin për tju marrë këtyre ndeshjeve. Do bëjmë çdo gjë të jetë e mundur dhe lojtarët që zëvendësojnë Hakaj dhe Stojanoviç e dinë peshën e fanellës.

Dëshira është e madhe për të shënuar 3 gola, por e rëndësishme është fitorja, do provojmë çdo gjë me ndihmën e tifozëve dhe Zotit. Jam i bindur që këtë sezon pavarësisht luhatjave, mbështetja e tifozëve ka qenë e madhe dhe ndihma e tyre është e domosdoshme”, deklaroi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga