Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e tjera të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë. 6 duele mjaft interesante do të luhen në të njëjtën orë, 13:00.
Në fushë do të zbresin ekipet e Kategorisë së Parë dhe një skuadër e Superiores. Kështu Vora do të presë në shtëpi Librazhdin, ndërsa Skënderbeu pret Ilirinë.
Lushnja do të luajë në transfertë ndaj Apolonisë, ndërsa Kukësi do të sfidojë Besën po në trasnfertë. Të luftuara pritet të jenë përballjet Burreli – Kastrioti dhe Pogradeci – Korabi.
12 ekipet mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores. Siç dihet fitorja të kualifikon në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë, ku më pas ekipet e kualifikuara do të sfidohen me 8 skuadrat e Superiores në fazën e 1/8-ave.
