
Federata Shqiptare e Volejbollit, në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një turneu që do quhet “Kupa e Pavarësisë 2021”. Në këtë kompeticion, do të marrë pjesë 8 ekipe, nga 4 për secilin shtet.Kuqezinjtë dhe Dardanët kanë të drejtën të zgjedhin dy ekipe femrash dhe dy meshkujsh. Nisja e turnet daton me 26 nëntor, deri me 28 nëntor. Sipas programacionit, gjysmëfinalet do luhen me datën 26, ndërsa finalet, 2 ditë më pas.
"Në bazë të marrëveshjes midis Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), nga data 26, deri më 28 nëntor 2021, në Kosovë do të organizohet për nder të festave të nëntorit turneu “Kupa e Pavarësisë 2021”.Në turne do të marrin pjesë 4 ekipe nga Kosova dhe 4 ekipe nga Shqipëria, përkatësisht dy ekipe të ë femrave dhe dy të meshkujve.
Ndeshjet gjysmëfinale të femrave do të luhen të premten me 26 nëntor 2021,duke nisur përkatësisht në ora 16:30 dhe në 19:00. Në të njëjtat orare do të zhvillohen ndeshjet e meshkujve të shtunën, më 27 nëntor 2021.Ndërsa ndeshjet finale do të zhvillohen me 28 nëntor 2021. Finalja e meshkujve do të luhet duke nisur nga ora 13:00, ndërsa ajo e femrave duke nisur nga ora 15:30. Të gjitha ndeshjet luhen në Palestren Sportive në Lagjen "Marigona Residence" - Shkruan Federata jonë.