Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Kupa e humbur!

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e humbur!

Nga Ilir Kadia

Mbrëmë do luhej Superkupa e Shqipërisë në basketboll. Për femra u luajt e para dhe Flamurtari i Vlores fitoi si zonjat me vajzat e Goga Basket! Pastaj do fillonte Superkupa për meshkujt por… Ajo humbi! Po humbi! As Vllaznia e as Tirana nuk e fitoi dot! Ate e fitoi shëmtia! Dhuna! Tifozet pa krye u përleshen mes tyre dhe lane në parket 15 të plagosur, thone njoftimet! Të plagosurit nuk janë me enjtje muskujsh por me gjak. Para se të fillonte ndeshja, shkallët e mbushura si rrallë herë i kanë kënaqur organizatoret, me siguri. E rikthyem spektatorin në pallate sporti, kanë menduar të kënaqur. Dhe mes tyre ka patur spektatorë që e zbukurojnë mjedisin sportiv. Por, fatkeqësisht, tifozët agresivë ishin dhe ata të shumtë në numër. Njëra palë, pritësja, mezi ka pritur që në sallë të vinin miqtë nga Shkodra. Kishin hesape për të larë. Në Shkodër djemtë e Tironës ishin goditur. Dhe nuk pritën të fillonte loja. U sulën drejt kundërshtareve përballë për dyluftim trup me trup. Në shkallë e në tapet. Si gladiator, sportdashësit u tremben. Dhuna është qorre. Ajo nuk di kë godet! Dhe në pallat kishte gra e femijë. Erdhi policia dhe me shumë vështirësi qetësoi situatën. Por ndeshja nuk u luajt, se Kupa kishte humbur. Djemtë e Vllanisë nuk pranuan të dalin në fushë. Ndjehemi të rezikuar, thanë. Dhe mu kujtuan djemtë e kombëtares të Shqipërisë në Beograd. Edhe atje ndeshja u nderpre se tifozet serb i sulmuan me grushta e stola lojtarët e Shqipërisë. Ata kishin hesape për të larë. Flamuri me shqipe dykrenare, Kosova e pavarur i çmend e i qërron!

Mu kujtuan perleshjet mes serbeve dhe kroateve në prag të prishjes së Jugosllavisë. Mëria mes dy kampionëve të mëdhenj të baskebollit, serbit Divac dhe kroatit Petrovic. Njërit i shahej Serbia - tjetrit Kroacia!

Por në pallat të sportit në Shkodër dhe në Tiranë mbrëmë kush atdhe ju sha shkodraneve dhe tiranasve?! Cili flamur?!

Sot mësova se Superkupa do te luhet më vone por pa tifozë. Do ta shikojnë…shkallet e drunjta te pallatit të sportit dhe një togë me policë që do të ruajnë lojtarët mos zihen... shqiptar me shqiptar.

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga