Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Kupa e Botës 2030, dy shtetet e njohura të EUROPËS shpallin kandidaturën

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Kupa e Botës 2030, dy shtetet e njohura të EUROPËS

Gara për të fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës të vitit 2030 është bërë dhe më interesante ditën e sotme teksa Spanja dhe Portugalia shpallën zyrtarisht kandidaturën për të organizuar kompeticionin më të ndjekur të futbollit në botë.

Federatat respektive (iberike dhe luzitane) bënë me dije sot nëpërmjet komunikatave zyrtare për vendimin e përbashkët.

Nga kjo aleancë u përjashtua Maroku, i cili përflitej se do t'i bashkohej dy vendeve europiane për të marrë "ok"-in nga FIFA për Kupën e Botës së 2030.

Deri tani, blloku Angli-Irlandë e Veriut-Skoci-Uells dhe Greqi-Serbi-Rumani-Bullgari njihen si kandidatët që kanë kërkuar shumicën e votave nga shtetet anëtare të FIFA-s për të menaxhuar Botërorin e 2030.

Botërori i 2026 do të organizohet nga aleanca 3-palëshe SHBA-Kanada-Meksikë.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga