Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Kundërshtarët kanë frikë të luajnë me Shqipërinë”, Elseid Hysaj: Gati për Europianin e dytë, s’e mendoja që do isha kapiten

Shkruar nga NEWSPORT
“Kundërshtarët kanë frikë të luajnë me

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ishte i ftuar në një lidhje drejtpërdrejtë me moderatoren Viola Spiro në ‘TV Klan’ ku foli për dy ndeshjet e rradhës të Shqipërisë dhe objektivin e kualifikimit në Europianin e dytë.

“Kur kam qenë i vogël gjithmonë i kam parë ndeshjet e kombëtares, e kam ëndërruar që do të arrij aty, por kurrë nuk e kam menduar që do të vazhdoj 11 vite rresht, apo që do të jem kapiteni. Është një ëndërr që për mua vazhdon dhe shpresoj të vazhdojë edhe më gjatë.

Kemi luajtur, kemi vuajtur, jemi lodhur, jemi kënaqur. Kemi treguar që e meritojmë. E meritojmë ne, e meriton Shqipëria, e meritojnë të gjithë familjarët tanë sepse kemi bërë ndeshje shumë të bukura, jemi lodhur. Këto dy ndeshje besoj nuk është nevoja të them asgjë, sepse siç jam unë i karikuar janë edhe lojtarët që ta mbyllim këtë kapitull dhe të festojmë.

Është edhe puna e trajnerit që na ka bërë të kemi vetëbesim me lojën, me mbajtjen e topit. Kundërshtarët nuk është se vijnë më kundër Shqipërisë siç kanë thënë do fitojmë 1-0 apo 2-0. E kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara që kanë presione, kanë frikën e vet që luajnë kundër Shqipërisë tani”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga