
Bullgaria është mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga kombëtarja e Lituanisë. Kundërshtarët e Shqipërisë në ndeshjen miqësore të së martës nuk arritën të menaxhonin lojën pas kartonit të kuq të marrë në minutën e 42’. Kjo humbje e lë Bullgarinë në vendin e fundit me vetëm 2 pikë, ndërsa Lituania në vendin e 4-të me 5 pikë.
Një shenjë e mirë kjo për Shqipërinë dhe Sylvinhon, me ekipin bullgar që nuk duket aspak në formë.
Në krahun tjetër Sllovenia ka fituar në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0 përballë Finlandës. Heroi i kësaj ndeshje për sllovenët ishtë sulmuesi i talentuar i Leipzig, Benjamin Sesko. 20-vjeçari ishte autori i dy golave, ndërsa golin e 3-të e shënoi Erik Janza.
Me këtë fitore Sllovenia shkon në vendin e parë me 16 pikë, ndërsa Finlanda mbetet në vendin e 3-të me 12 pikë të grumbulluara.