
Roma do të përballet me Cremonese në transfertë sot në orën 18:30 për javën e 24-t të Serie A. Kryeqytetasit nuk duan hapa fals dhe do të kërkojnë me cdo kusht fitoren për të vazhduar grën për një vend në zonën Champions, që është objektiv i vendosur nga drejtuesit.
Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla merr një shans nga trajneri Mourinho dhe do ta nisë titullar këtë ndeshje ku do të ketë mundëisnë të fitojë më shumë besimin e portugezit.
Formacionet Zyrtare:
CREMONESE (3-4-3): Carnesecchi; Ferrari, Bianchetti, Vasquez; Sernicola, Benassi, Pickel, Valeri; Okereke, Tsadjout, Felix. Trajneri: Ballardini.
ROMA (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibanez; Zalewski, Cristante, Wijnaldum, Spinazzola; Dybala, Pellegrini; Belotti. Trajneri: Mourinho.