
Kukësi mundi të kalojë në fazën tjetër të Champions Leagues pas barazimit 1-1 që nënkampionët mundën të sigurojnë ditën e sotme ndaj skuadrës maleteze, Vallettës.
Pas përfundimit të takimit ka reaguar dhe presidenti i skuadrës verilindore, Safet Gjici. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kreu i klubit verilindor ka falenderuar lojtarët për suksesin e arritur, duke mos harruar të falenderojë dhe qytetarët e Kukësit të cilët i kanë qëndruar gjithmonë pranë.
Statusi i plotë i Safet Gjicit:
"Kukësi ynë vijon të shkruajë historinë në Europë. Jemi në Champions, tashmë në turin e dytë. Me barazimin 1-1 sot në Maltë ndaj Valletta-s, kalojmë turin e parë eliminator të Champions League. Ky është Kukësi ynë! Faleminderit të gjithë kuksianëve të mi, që më mbështesin kudo që jam. Mirënjohje!", shkruan Safet Gjici në faqen zyrtare.
[gallery columns="1" size="full" ids="259106"]