Pas përfundimit të ndeshjes Partizani – Kukësi (3-0), ish-kapiteni i verilindorëve, Agim Ibraimi dha një prononcim për MCN TV.
“Duke parë tabelën nuk ndihem mirë pasi kam qenë pjesë e Kukësit. Ky është futbolli, të pajtohemi me faktin se Kukësi është me një këmbë në kategorinë e parë. Partizani ishte më konkret, e dinte çfarë donte ndaj edhe dominoi lojën. Dukshëm një skuadër më e mirë.
Së shpejti trajner? Kam bërë kurset, por s’e shoh veten si trajner. Megjithatë nuk i dihet të ardhmes.
Kush rrezikon të mbetet jashtë Final Four, Tirana apo Dinamo? Tirana ka më shumë cilësi, Dinamo ka bërë ngritje së fundmi, ka më shumë agresivitet. Por, Tirana është më afër pasi ka më shumë cilësi në organikë.
Diçka konkrete për lojtarë drejt europës? Ka shumë lojtarë të cilës janë cilësor dhe mund të luajnë në Europë. Këtë e dëshmoi Ernest Muçi. Është në sy të të gjithëve, por vendosin edhe klubet. Ka edhe një problem tjetër pasi futbollistët sa më shumë të duan të ikin jashtë, aq më shumë dobësohen. Ka patur një ofertë për Christian Mba para disa kohësh, por nuk ishte tërheqëse për Partizanin.
Kë do të rekomandoja për të çuar në Slloveni? Nëse janë shqiptar, të gjithë do t’i çoja. Më pëlqen Cara dhe Rrapaj. Futbollistët e rinj kërkohen më shumë në këtë periudhë.”, tha Ibraimi.