Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi mbyll përgatitjet në Slloveni, rikthehet sot për Europën

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi ka mbyllur përgatitjet dy-javore në Maribor të Sllovenisë ditën e djeshme dhe sot në mesditë do të niset të udhëtojë për në Tiranë. Skuadra e presidentit Gjici gjatë përgatitores në shtetin slloven ka zhvilluar disa ndeshje miqësore dhe ka bërë disa prurje. Ndër të cilat janë larguar lojtarët kroatë që u vunë në provë, pasi nuk bindën, ndërsa u afruan barazilianët dhe futbollistët shqiptarë që firmosën në Tiranë.

[caption id="attachment_8410" align="alignleft" width="300"]kuksi miq Kukësi në miqësoren e fundit në Maribor[/caption]

Verilindorët do të luajnë më 30 qershor në "Elbasan Arena" kundër Rudarit të Malit të Zi për takimin e parë të raundit të parë eliminator të Europa League, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 7 korrik në Malin e Zi. Në rast kalimi të turit, Kukësi do të vihet përballë Austrisë së Vienës, kundërshtar i vështirë, por jo i pakalueshëm për verilindorët që kanë bërë edhe surpriza.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga