
Pas largimit të Mladen Milinkoviç nga pankina verilindore, është përfolur se presidenti Safet Gjici ka zhvilluar takime "kokë më kokë" me disa emra të përveçëm, si Kozniku, Cungu, Ramadani. Klubi pak minuta më parë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e klubit ka hedhur poshtë të gjitha zërat se Gjici të jetë takuar me emrat e sipërpërmendur.
Njoftimi zyrtar i klubit:
"Aludimet e mediave për tranierin te FK Kukësi të pavërteta.
Që pas largimit të Milinkoviç nga stoli i Kukësit, mediat kanë paraqitur një interes të madh për emrin e trajnerit të ri.
Shumë emra janë lakuar dhe media ka aluduar për takime të presidentit me emra të përveçëm si Kozniku, Cungu, Ramadani.
Sqarojmë se asnjë nga keta emra nuk është takuar me presidentin Gjici.
Klubi po bën përpjekjet maksimale për emrin e ri të pankinës së Kukësit, me objektivi e qartë për ruajtjen e titullit Kampion, si dhe Kupën e Shqiperise."
[gallery columns="1" size="full" ids="185963"]