Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Kukësi gjen "snajperin e munguar", Reginaldo "mesazh" kundërshtarëve të Azerbajxhanit: " Gati për lojë!"

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi gjen "snajperin e munguar", Reginaldo "mesazh"

Kukësi udhëton drejt kryeqytetit të Azerbajxhanit Baku për të prerë biletën në raundin e tretë eliminator të Champions League me kampionët azerë të Qarabagut. Verilindorëve u nevojitet medoemos të shënojnë në stadiumin"Tofiq Bahramov "duke patur parasysh që takimi i parë përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0. Por me bashkimin e sulmuesit të Mozamnikut Reginaldo Faife, Kukësi ka një tjetër "armë" për të shpresuar për sukses në Azerbajxhan.

Në një intervistë sipas faqes sportive azere "apasport.az" 28-vjeçari shprehu dëshirën për të qenë në fushë në ndeshjen decizive për kualifikim.

"Njësoj si me Laçin, unë po përpiqem të shënoj edhe këtu te Kukësi në çdo ndeshje. Ne po presim ndeshjen e Champions League me Qarabag. Unë sapo iu bashkova ekipit tim të ri dhe fillova stërvitjen. Po përpiqem të jem gati për ndeshjen. Jam 100% i aftë për të luajtur", deklaroi për "apasport.pz" Reginaldo.

Ai e mbylli sezonin e kaluar me 21 gola në total me fanellën e kurbinasve dhe kalimi i tij te Kukësi konsiderohet " goditje në merkato".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga