Është luajtur sot dita e dytë e kualifikueseve të Euro 2024. Kombëtaret zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjet e 5-ta të grupeve duke iu afruar gjithnjë e më shumë fundit. Dita nisi me Gjeorgji – Spanjë, ku ‘Furia e Kuqe’ tregoi pse e ka marrë këtë nofkë. Plot 7 gola për të deklasuar gjeorgjianët e Kvaratskhelias dhe për të kapur vendin e dytë. Iberikët janë në kuotën e 6 pikëve, plot 9 më pak se Skocia e cila ka zhvilluar 2 ndeshje më shumë.
Në mbrëmje, sytë ishin te Portugalia dhe Kroacia të cilat mposhtën Slovakinë dhe Letoninë. Luzitanët u treguan cinik duke fituar me rezultatin minimal 0-1 falë golit të Bruno Fernandes. Nuk mund të thuhet e njëjta për ballkanasit, të cilët shënuan plot 5 herë në portën e kundërshtarëve.
Më poshtë shihni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme: