
Partizani humbi ndeshjen e fundit në transfertë kundër Besëlidhjes, teksa u mund me rezultatin 1-0 në kuadër të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë, nën urdhrat e trajnerit Starova kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e kthimit që do të luhet në "Elbasan Arena". Partizani në këtë takim ka vetëm një mundësi të kualifikohet, pra vetëm fitoren. Një barazim, ose humbje do të thotë kualifikim për kundërshtarin. Takimi me Besëlidhjen do të luhet ditën e mërkurë në stadiumin "Elbasan Arena".
Poll