Real Madrid është përgjigjur ashtu siç duhet edhe në takimin e dytë të kampionati spanjoll. “Los Blancos” kanë përmbysur disavantazhin 1-0 ndaj Gironas në 4-1 duke regjistruar një fitore bindëse. Spanjollët nuk kanë hasur vështirësi në të shënuar. Benzema shënon dopietë, ndërsa Bale dhe Ramos kanë plotësuar listën e golashënuesve. Por madrilenëve iu nevojitën 2 penallti për të marrë ndeshjen nën kontroll.
Pas dy javësh, Reali siguron 6 pikë, por sezoni është ende i gjatë dhe sfidat e vërtetë ende nuk kanë ardhur për kampionët në fuqi të Europës.