Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, duket se ka filluar të dashurohet me sportin. Pasi e ktheu sheshin kryesor të Tiranës, atë “Nënë Tereza”, në një FanZone me kapacitet rreth 30 mijë vende për sportdashësit që dëshironin të ndiqnin ndeshjet e EURO2016, tashmë që Europiani përfundoi vendosi që sheshi të mbetej sërish një zonë që do të ketë lidhje me sportin.
SportZone do të quhen tashmë ambientet e sheshit “Nënë Terezë”, teksa aty janë ndërtuar disa fusha sportive për volejboll, basketboll dhe futboll të cilat do të jenë të hapura pa pagesë për qyetarët që duan të kalojnë kohën e lirë duke praktikuar sport. Njoftimin e ka bërë vetë krytari në faqen e tij në Facebook.
[caption id="attachment_15733" align="aligncenter" width="543"] Postimi i Erion Veliajt në Facebook[/caption]