Nesër, Tirana dhe Partizani do të luajnë ndeshjen e radhës në basketboll për meshkuj. Sipas kalendarit, Federata Shqiptare e Basketbollit ka publikuar axhendën zyrtare. Ky takim do të luhet në pallatin e sportit, "Farie Hoti", në orën 18:00.
Ndërkohë çmimi i biletës për të parë këtë ndeshje ka një vlerë simbolike prej 100 lekësh (të reja). Edhe pse skuadra bardheblu ka pasur probleme financiare, këtë sezon ka treguar që shtatlartët e parketit nuk dorëzohen asnjëherë. Tashmë pritet të shihen se si do të paraqiten ditën e nesërme në sfidën kundër Partizanit.

Poll