Me anë të një postimi na faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë një ftesë të gjithë tifozëve kuqezinj për të ndjekur ndeshjet “live” në fushën e blertë pranë Kryeministrisë. Ftesa e tij nuk është vetëm për ndeshjet e Shqipërisë, por për gjithë kampionatin europian. Në këtë fushë do të jetë i vendosur një ekran gjigant, që do të krijojë ndjesinë e ndjekjes së ndeshjes gati si në stadium. Pjesëmarrja pritet të jetë e gjerë, sidomos në ndeshjet e kombëtares shqiptare, ku e para është ajo që zhvillohet nesër, në orën 15:00, ndaj Zvicrës. Në fakt, është një kohë e papërshtatshme për ta parë ndeshjen në ambient të hapur, megjithatë pritet të ketë shumë tifozë në fushën pranë Kryeministrisë.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
Kryeministri Rama fton gjithë tifozët në oborrin e vet
Poll