
Ish-presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu ka rënë në prangat e policsë spanjolle. Ai është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij, mëngjesin e kësaj të hëne.
Bartomeu akuzohet se kishte punësuar një kompani që krijonte përmbajtjtet në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur akuzave dhe pakënaqësisë së fansave. Bartomeu nuk lejonte "opozitën" kundër tij, teksa operacioni "BarcaGate" e ka vënë në pranga. Gjithashtu, kompania e punësuar nga ai diskretitonte lojtarët në rrjetet sociale.
Bartomeu u dorëhoq nga drejtmi i Barcelonës për shkak të rezultateve të dobëta, keqmenaxhimit dhe konfliktit me Messin. Veç rezultateve të dobëta, tanimë Barcelona duhet të japë edhe llogari për këto kompani që menaxhonin rrjetet sociale të hapura dhe financuara nga ish-presidenti. Veç arrestimit të Bartomeut, zyrat e klubit janë kontrolluar nga policia që ka sekuestruar dokumentat e nevojshme.