
Mbrojtësi I Arsenal, Shkodran Mustafi ka qenë object i kritikave nga fansat e Arsenal për gjatë gjithë vitit, si dhe gjatë merkatos, të gjithë kërkonin largimin e tij nga Londra.
Në një pyetsorë të bërë ditëve të fundit, tifozët e topçinjëve e kanë nominuar Mustafin si nnjë nga mbrojtësit më të keq në botë. Diçka e tillë nuk është pritur mirë nga Mustafi I cili iu është përgjigjur kritikave të bëra për kaq kohë.
"Kritikat ndaj meje nuk janë të drejta. Unë e kritikoj veten mjaftueshëm që të kuptoj gabimet e bëra. Madje dhe bie dakord kur më kritikojnë. Por jo kur kritikat kalojnë arsyen dhe bëhën irracionale. Unë jam bërë si tabel qitje. Ka ardhur një pikë që kritikohem unë për humbjet e ekipit edhe pse nuk kam luajtur fare", tha Mustafi.