Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Afrim Tovërlani nuk është më trajneri i përfaqësueses “Dardane” U-21.
Më tej, thuhet se federate i shpreh falënderimet më të sinqerta Tovërlanit për punën e palodhshme dhe korrektësinë profesionale gjatë viteve të angazhimit në kombëtaren U-21, duke kontribuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe forcimin e ekipit.
58-vjeçari do vazhdojë karrierën në “timonin” e Prishtinës në Superligën e Kosovës.
Vlen të përmendet se Kosova U-21 po zhvillonte në drejtimin e Tovërlanit një fushatë të jashtëzakonshme për kualifikueset e “EURO 2027”, 8 pikë pas 5 ndeshjesh në Grupin A, 2 më pak se Finlanda e vendit të 2-të, çka i jep mundësinë për fazën “play-off”, pasi Spanja kryesuese është e pakapshme (15 pikë).
