Muhamed Useini
Klubi Liria e Prizrenit ka njoftuar përmes rrjeteve sociale transferimin e mbrojtësit “veteran” Muhamed Useini. 37-vjeçari ka eksperiencën e duhur për të ndihmuar Lirinë në Ligën e Parë të Kosovës.
Useini është “produkt” nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa më pas ka kaluar te Rabotnicki, Renova, Falmurtari, Gjilani, Llapi dhe Prishtina. Pikërisht me këta të fundit, ai ka fituar edhe titullin në Superligën e Kosovës.
Pas 18 javësh në Ligën e Parë kosovare, Liria mban pozitën e 5-të me 36 pikë, 4 më pak nga kreu. Synimi i klubit nga Prizreni është i qartë, ngjitja në Superligë.
Poll
