
Skënderbeu nuk arriti të “mbijetonte” dot në sezonin e fundit në elitën e futbollit shqiptar. Ky skenarë ka bërë që një pjesë e lojtarëve të kërkojnë destinacione të reja. I radhës është edhe Lirjon Latifi. Ai është evidentuar me fanellë e korçarëve në grupmoshën U-19, teksa u shpall kampion.
Shpresat ishin që Skënderbeu ta mbante në gjirin e vetë lojtarin në fjalë, por nuk i kanë dalë. Përmes një postimit të fundit nga ekipi i Llapit bëhet e ditur se ata kanë arritur marrëveshjen me klubin dhe Latifin për transferimin e mesfushorit. Kontrata është dy vjeçare dhe një kapitull i ri pritete të nis në rrugëtimin e Lirjonit.
“ZYRTARE: Lirjon Latifi bashkohet me Llapin! Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë marrëveshjen me futbollistin e talentuar, Lirjon Latifi, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Mesfushori 19-vjeçar me tipare ofensive vjen pas një sezoni të kaluar me ekipin U19 të Skënderbeut në Shqipëri, ku ka treguar paraqitje të mira dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Latifi konsiderohet si një futbollist me potencial të madh dhe pritet që në të ardhmen e afërt të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë. Klubi ynë vazhdon të sjell lojtarë të rinj dhe premtues, duke ndërtuar një të ardhme të ndritur dhe konkurruese. Mirës se vjen Lirjon!”.