Eris Abedini është zyrtarisht një futbollist i Ballkanit. Është vetë klubi që konfirmon zërat e ditës së djeshme teksa prezanton lojtarin me një postim në faqen zyrtare.
“Mesfusha jonë ngjeshet edhe më shumë. Eris Abedini që e ka zhvilluar karrierën në disa skuadra të Zvicres, tani është veshur portokall e zi me 3 vite kontratë.
25 vjeçari ka reprezentuar Kombëtaren e Kosovës në ekipin A, derisa më parë atë U-21. Aso kohe ai i tha PO Kosovës, anise me Zvicren u paraqit me gjeneratat U-20 dhe U-19. Klubi i uron lojtarit suksese drejt objektivave tona të përbashkëta”, njofton klubi.
Abedini është goditja e dytë më e madhe e merkatos deri tani me mesfushorin 25-vjeçar që ka qenë kapiten i Kosovës U21. Kampionët e Kosovës kanë zyrtarizuar edhe brazilianin Giovanni Ribeiro që ka një vlerë të majme prej 900 mijë euro në treg, rekord për futbollin shqiptar.