Malisheva
Vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, bilanci që detyroi drejtuesit e klubit të Malishevës për të shkarkuar trajnerin Elon Berisha dhe stafin e tij. Disfata në kryeqytetin e Kosovës kundër Prishtinës së Re, rezultojë “fatale” për Berishën.
Klubi i Malishevës e ka njoftuar ndërprerjen bashkëpunimit përmes postimit në rrjetet sociale. Pas 28 javësh në Superligën e Kosovës, Malisheva mban vendin e 5-të me 40 pikë, ndërsa është në garë për një vend në Kupat e Evropës.
Elon Berisha grumbulloi 17 prezenca në “timonin” e skuadrës së mësipërme, e përkthyer me mesataren 1.59 pikë për ndeshje.
Poll
