
Baseli është në barazim 1-1 aktualisht, por ndrushe do të ishin shifrat nëse arbitri nuk do të prishte festën e klubit të Xherdan Shaqirit.
Shqiptari gatoi golin e dytë të zvicerianëve ndaj Lausanne, ku me një super vizion nxorri zbuluar prapa shpinës së mbrojtjes Carlos. Sulmuesi dribloi portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke sjell festë tek vendasit dhe në fytyrën e dardanit.
Por, arbitri anësor nuk u pajtua me golin e dytë të Baselit. Gjyqtarja ngriti flamurin për pozicion jahstë loje në momentin e pasimit të Xherdanit. Kjo solli protesta nga “Big Shaq” në minutën e 64-të.
Gjithsesi, arbitri kryesor e mohoi golin e dyfishimit të avantazhit duke mërzitur klubin e shqiptarit që pak çaste më vonë pësoi golin e barazimit nga një autogol i ish-portierit të BVB.
Pasimi i Xherdan Shaqirit