Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Sulmuesin shqiptar nuk e ndal as dëbora, bomberi shënon në sy të Skukës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesin shqiptar nuk e ndal as dëbora, bomberi shënon në
Meriton Korenica

Meriton Korenica ka shënuar sot në Rumani. Shqiptari e ka bërë këtë pikërisht në sy të një tjetër lojtari kuqezi si Xhuliano Skuka.

Ish-i i Partizanit jo më larg se para pak ditësh u transferua në ligën rumune ku shumë shqiptarë kanë kaluar gjatë karrierës. Sot ishte radha që klubi rumun i Skukës të përballej me ekipin e ish-ave të Ballkanit.

Në takimin e ligës rumune mes Poli Iasi dhe CFR Cluj spikati dardani Korenica. Sulmuesi tundi rrjetën në barazimin 1-1 duke shënuar të vetmin gol që edhe i dha pikë skuadrës. Meritoni vazhdon formën me gola në aventurën ballkanase teksa gjen të 5-tin e këtij sezoni.

Në këtë takim ish”Demi” nuk u aktivizua e madje as nuk ishte në stol, ndërsa hapësira pati për një tjetër futbollist të Kosovës, Emërllahun. Ky i fundit erdhi në këtë merkato dhe në këtë sfidë të sotme debutoi dhe zyrtarisht, edhe pse këtë e kishte bërë para pak ditësh në një test.

Goli i Korenicës

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga