Kosova barazoi mbrëmjen e djeshme me shifrat 1-1 përballë Zvicrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kështu, “Dardanët” mbeten në vendin e dytë, duke siguruar “play-off” e Botërorit.
Një nga protagonistët ishte Edon Zhegrova. Edhe pse nuk asistoi apo shënoi, i dha tjetër impakt lojës së Kosovës. Ndërkohë që pas ndeshjes, Zhegrova është nisur menjëherë drejt Italisë, por jo si gjithë të tjerët.
Klubi i Juventus, ku shqiptari luan prej shtatorit, ka dërguar në aeroportin e Prishtinës, avionin privat, pikërisht për 26-vjeçarin. Duket se ndeshja përballë Zvicrës, i ka mbushur mendjen Juventusit, të cilët mesa duket do të fillojnë e ta trajtojnë “mëngjarashin” si mbret.
Kujtojmë se Juventus do të përballet në fundjavë, në transfertë përballë Fiorentinës. Zhegrova pritet të jetë një pikë kyçe, tani me trajnerin e ri Luciano Spallettin.
